Seks me mbesen ndalohet i denuari per perdhunim
Lulezim Rizvani kishte marre leje nga burgu per te vizituar familjen kur policia e ndaloi pas denoncimit te vellait te tij
Prinderit e vajzes me te meta mendore denoncuan ngjarjen nje jave pas saj ndersa mjeket mohojne te kete ndodhur incesti
TIRANE- I denuari per perdhunim merr leje ne burg per te vizituar familjen denoncohet per kryerje te marredhenieve seksuale me mbesen e tij me te meta mendore.
Policia e komisariatit nr.6 ne Kombinat arreston te dyshuarin e krimit menjehere pas kallezimit ndersa ekspertimi mjeko- ligjor i kryer nga mjeket perkates zbulon se e demtuara ne te vertete nuk ka pasur kontakt seksual me xhaxhain e saj.
Ngjarja eshte denoncuar dy dite me pare ne komisariatin e Policise nr.6 ndersa sipas deklarimeve te prinderve te te demtuares si dhe vete asaj ngjarja mendohej se kishte ndodhur se paku dhjete dite me pare.
Denoncimi i Rizvanit mesohet se eshte kryer vetem pak dite me pare dhe jo ne kohen qe pretendohet se ka ndodhur pasi ne kete kohe vajza nuk kishte pasur nenen e saj ne shtepi.
Kur kjo e fundit ka njoftuar te emen per ngjarjen e ndodhur dhe menjehere ajo dhe babai i vajzes jane drejtuar ne komisariatin e policise nr.2 dhe me pas ne ate nr.6 ku edhe kane dhene denoncimin. Ne kete kallezim prinderit e E. R 13 vjece kane pretenduar se xhaxhai i vajzes Lulezim Rizvani kishte kryer marredhenie seksuale me mbesen e tij vajzen e vellait.
Pas marrjes se deklarimit policia ka ndaluar xhaxhain e denoncuar duke ngritur ndaj tij akuzen e kryerjes se marredhenieve seksuale me te mitur dhe me perasona ne gjini. Gjate pyetjes se tij Lulezimi nuk ka pranuar se ka kryer marredhenie me mbesen e tij pavaresisht pretendimeve te vellait te tij me te madh.
Vete e demtuara ne pranine e nje psikologeje ka rrefyer veprimet e xhaxhait te saj. Gjithsesi rrefimi i vajzes ka qene i turbullt dhe nuk iu ka mjaftuar hetuesve dhe punonjesve te policise te argumentojne dhe te provojne veprimet e te arrestuarit.
Vajza sipas burimeve te policise ishte me te meta mendore dhe kjo ka bere qe ata te ngrene dyshime mbi faktin nese ishte kryer apo jo ne te vertete marredhenia e pretenduar mes vajzes 13- vjecare dhe xhaxhait te saj 30- vjecar qe kishte dale nga burgu me nje leje per sjellje te mire. Ne keto rrethana hetuesit kane derguar vajzen per ekspertim mjeko- ligjor per te mesuar nese kishte pasur apo jo marredhenie.
Ekspertimi i kryer nga specialister e Institutit te Mjekesise Ligjore ka zbuluar se e mitura nuk ka pasur kontakt seksual. Kjo ka bere qe policia te terhiqet ne akuzen e saj ndaj 30- vjecarit duke mos e akuzuar ate per kryerje te marredhenieve seksuale me te mitura dhe ne gjini.
Gjithsesi dyshimet e policise jane se edhe pse nuk ka pasur marredhenie seksuale mes xhaxhait dhe mbeses se tij i arrestuari mund te kete tentuar te kryeje marredhenie me mbesen e tij apo te kete kryer me te veprime te turpshme.
Gjithsesi deri ne sqarimin e rrethanave te ngjarjes per te cilen Rizvani akuzohet ai eshte rikthyer ne qeli duke mos gezuar lejen te cilen kishte marre nga burgu ku vuante denimin e tij per nje tjeter veper penale te te njejtes natyre.