Berisha thirrje opozites te votoje buxhetin e 2011-es
Kryeministri Sali Berisha i ka bere thirrje deputeteve socialiste te votojne projektbuxhetin e vitit 2011.
Duke folur ne seanen plenare te Kuvendit kryeministri Berisha ka mbrojtur buxhetin e vitit te ardhshem duke theksuar se buxheti do te rrise pagat dhe pensionet cilesine ne sherbimin shendetesor dhe do do ti dedikohet fund e krye te gjithe shqiptareve.
Gjithashtu duke iu drejtuar deputeteve socialiste kreu i qeverise u beri thirrje te votojne projektbuxhetin dhe mos te ndikohen nga psikologjia prej bllokmeni te kryetarit te tyre.
Ju duhet te dalni nga psikologjia e bunkerit ku kryetari juaj e kaloi rinine e tij. Rama duhet te kaloje nga bunkeri i bllokut ne muzeun e Enver Hoxhes theksoi Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha duke e cilesuar buxhetin si me te madhin ne historine e vendit theksoi se buxheti i vitit 2011 eshte ai i nje ekonomie e cila renditet ne 4-5 ekonomite e botes me rritje ekonomike ne kulmin e krizes.
Ky eshte buxheti i nje ekonomie e cila shenoi rritjen me te madhe ne grupin e vendeve te zhvilluara buxheti e nje ekonomie qe ka te gjithe potencialin per nje ndryshim cilesor te jetes se shqiptareve theksoi Berisha.