E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha thirrje qytetarëve për protestë më 8 tetor: Më e fuqishmja kombëtare që ka njohur vendi!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve për protestën e paralajmëruar më 8 tetor, në ditën kur në Kuvend pritet të diskutohet reforma territoriale. Berisha u ka kërkuar mbështetësve dhe qytetarëve të angazhohen në atë që ai e cilëson si “protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur vendi”. “Të dashur miq, mirupafshim javën e ardhshme dhe njëherë ndjesë për vonesën. Ju ftoj të mobilizohemi, të angazhohemi në protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur vendi ditën e diskutimit në Parlament të reformës territoriale. Faleminderit”, shprehet Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›