E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha udheton drejt Strasburgut

Kryeministri Sali Berisha udheton drejt Strasburgut per te marre pjese ne nje darke pune te ndermjetesuar nga nderkombetaret, ku i pranishem do te jete edhe kryetari i opozites Edi Rama.

Berisha shoqerohet nga shefi i kabinetit, Oert Bylykbashi dhe pjesetare te tjere te maxhorances.

Nisja e Berishes eshte bere me disa minuta vonese, per shkak te impenjimeve te kryeministrit gjate paradites. Ne momentin e mberritjes se Berishes ne aeroport eshte vene re prani e shtuar e forcave te rendit.

Takimi i Strasburgut organizohet rreth ores 20:30 per gjetjen e nje zgjidhjeje te krizes qe ka mberthyer vendin menjehere pas zgjedhjeve te pergjithshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›