PS braktis grevën, i kthehet dialogut
20/05/2010 Sot Berisha dhe Rama pritet të udhëtojnë drejt Strasburgut
Një pjesë e grevistëve kanë kërkuar që dalja nga çadrat të shtyhet edhe 24 orë të tjera
Partia Socialiste ka marrë dje një vendim të papritur për të mbyllur grevën e urisë në ditën e 19-të të saj. Ndërkohë që protestuesit e ardhur nga Shkodra dhe Lezha prisnin të dilnin folësit e zakonshëm në protestë, pra krerë të PS-së apo aleatë të tyre, si Ngjela apo Dule, u dha njoftimi se kryetari do të vonohej, pasi kishte një njoftim të rëndësishëm për të bërë. Në daljen e tij të pasdites Rama lajmëroi pikërisht atë që militantët nuk e prisnin, të paktën ditën e djeshme: daljen nga greva e urisë të deputetëve të PS-së dhe mbështetësve të tyre. Sipas tij, interesat e mëdha të vendit, si liberalizimi i vizave apo integrimi i vendit, kërkon që palët në vend të zgjidhin krizën që mban mbërthyer vendin prej më shumë se dhjetë muajsh. “Ndërkombëtarët presin që të dyja palët të kërkojnë zgjidhje. Përgjigjja ime në emrin e të gjithëve ju, në emër të të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e rrugës së gjatë e të mundimshme të kësaj proteste është se ne jemi të gatshëm t’i japim zgjidhje kësaj krize. Ne jemi të gatshëm të hapim rrugën e liberalizimit të vizave dhe rrugën e vërtetë të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së. Uroj dhe shpresoj që dhe pala tjetër të bëjë të njëjtën gjë. Dëshiroj të ndaj me ju bindjen se të gjithë bashkë duhet t’u bëjmë një ftesë atyre që janë ende në sakrificën e grevës së urisë që të bien në një mendje me ne për ta ndalur këtë grevë”, - tha Rama. Ndërkohë sot priten të nisën për në Strasburg të dy liderët e dy parive kryesore në vend, PS-së dhe PD-së, ku do të kenë takime me përfaqësues të partive të majta dhe të djathta dhe ku do të paraqesin propozimet e tyre për zgjidhjen e situatës. Përpara se të jepte deklaratën për mbylljen e grevës, Rama ka diskutuar kokë më kokë me deputetët e tij më të afërt, ndër ta Gramoz Ruçi. Pas kësaj është njoftuar Fatmir Xhafa, me qëllim që të lajmëronte grevistët për daljen nga greva. Burime në PS thanë për “Metropol” se një pjesë e grevistëve s’kanë qenë dakord për të dalë ditën e djeshme dhe kanë propozuar që të priteshin negociatat e sotme të Strasburgut, por ndërkohë lidershipi i PS-së e kishte marrë vendimin
Berisha e Rama në Strasburg
Kryeministri Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të udhëtojnë sot drejt Strasburgut, ku do të zhvillojnë takime me përfaqësues të Internacionales Socialiste dhe Partive Popullore Evropiane. Gjithashtu mësohet se takime të rëndësishme do të zhvillohen dhe në Këshillin e Evropës, i cili ka qenë tepër aktiv për sa u përket ngjarjeve në Shqipëri. Nga ana e tij kryeministri është shprehur se është i gatshëm të zbatojë me përpikëri të gjitha rekomandimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që sugjeron dërgimin e kërkesës për hapjen e kutive në Gjykatën Kushtetuese dhe për mendim në Komisionin e Venecies.
I pari del Taulant Balla
I pari nga greva e urisë ka dalë deputeti Taulant Balla dhe më pas e kanë shoqëruar grevistët e mbetur në çadra. Jashtë i kanë pritur familjarët e tyre, të cilëve gjithashtu u ka ardhur i papritur ky vendim, duke menduar se në orët e paradites ata ishin duke protestuar përpara dyerve të selisë së KE-së në Shqipëri, duke i kërkuar këtij organizmi mbështetje për grevën e PS-së. Më pas grevistët janë shoqëruar prej tyre për në shtëpitë e tyre, gjithnjë nën brohoritjet e një fitoreje, pavarësisht se negociatat nuk janë mbyllur dhe ende nuk është mësuar se çfarë do të rezultojë nga ato.