E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ul tonet: Zoti Rama, të ftoj në konferencë për shtyp

Integrimi në BE detyron kryeministrin Berisha të ndërpresë akuzat dhe të shtrijë dorën e bashkëpunimit ndaj opozitës. Momenti i marrjes së pyetësorit nga ambasadori i KE-së Helmut Lohan, është shfrytëzuar nga Kryeministri Berisha për të ftuar opozitën të bëhet pjesë e përgjigjes që qeveria shqiptare do t'i japë 2480 pyetjeve që kushtëzojnë marrjen e statusit të vendit kandidat.
Ndërkohë që ambasadori Lohan ka përsëritur se marrja e statusit të vendit kandidat do të varet edhe nga kriteri politik, duke përsëritur nevojën e zhvillimit të dialogut politik në parlament.
Ndërkaq ambasadori Lohan përtej diskrecionit të zakonshëm diplomatik ka uruar që maxhoranca dhe opozita të gjejnë një zgjidhje brenda këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Ndërkaq kryeministri Sali Berisha e ka përceptuar si një moment historik marrjen e pyetësorit i cili shënon një hap më afër BE-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›