Bregu:Ja masat e marra për pyetësorin e KE

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka bërë të ditur fillimin e punës për plotësimin e pyetësorit të mbërritur sot nga Komisioni Evropian.
Bregu njohur publikun me krijimin e strukturave administrative dhe masave të tjera të ndërmarra për këtë proces. Ajo shtoi se prej disa muajsh, Ministria e Integrimit është angazhuar në një fushatë intensive informimi mbi procesin e pyetësorit.
"Janë zhvilluar takime të nivel teknik dhe politik me ekspertë dhe zyrtarë të vendeve të rajonit të cilat e kanë kaluar së fundmi këtë eksperiencë: Vlen të përmendet takimi i datës 5 Dhjetor, ku morën pjesë drejtuesit e nivelit të lartë të këtij procesi në institucione ne të cilin ishte i pranishëm për shkëmbimin e eksperiencës kroate, z. Vladimir Drobnjak, kryenegociatori i Republikës së Kroacisë në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian", tha Bregu. Sipas saj, janë trajnuar nëpunësit civilë që do të marrin pjesë në process nga 22 ekspertë ndërkombëtarë të fushës.
"Shpreh bindjen se çdo nëpunës i administratës do të japë maksimumin në përfshirjen në procesin e plotësimit të pyetësorit, pasi kjo duhet parë jo thjesht si detyrim institucional, por edhe përgjegjësi kombëtare për një dokument që do të pasqyrojë në Bruksel mënyrën e funksionimit të shtetit shqiptar", tha Bregu.