E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha uron Cowen: Vota irlandeze hov për Shqipërinë

“Kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare t’ju shpreh juve dhe qeverisë suaj përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta e miqësore për votën plebishitare, me anë të së cilës qytetarët e Irlandës miratuan në referendum Traktatin e Lisbonës, në një demonstrim spektakolar të përkrahjes dhe mbështetjes që ata i japin procesit të reformimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të një Bashkimi Europian gjithnjë e më solid, efikas e më pranë nevojave të qytetarit”, shkruan Berisha.
 
Ai shton se kjo ishte një “ditë e madhe për vendin tuaj shënon njëkohësisht një fitore historike për mbarë Europën pasi ajo i hap rrugën vazhdimit të procesit jetik të reformimit e modernizimit të mëtejshëm të BE së, për të përballuar sfidat e shekullit të njëzetenjëtë.  
 
Sipas Berishës, me votën e tyre pro qytetarët irlandez dërguan një mesazh kundër euroskepticizmit, “duke i dhënë një hov të ri ëndrrës dhe përpjekjeve të vendit tim, Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë për rikthim e ribashkim me familjen europiane të vlerave të përbashkëta. Për këtë mesash shqiptarët ju mbeten përherë mirënjohës”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›