Norvegjia vendi më i preferuar për të jetuar
Në ekstremin tjetër si vendet më pak tërheqëse për të jetuar renditen shtetet e Afrikës Subsahariane, të prekur nga nga lufta dhe SIDA.
Të dhënat që u mblodhën para krizës ekonomike globale dëshmuan se popujt e Norvegjisë, Australisë dhe Islandës gëzojnë standardet më të mira të jetesës, ndërsa Nigeri, Afganistani dhe Sierra Leone u renditën të fundit në terma të zhvillimit njerëzor.
Indeksi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD) u përgatit duke shfrytëzuar të dhënat e vitit 2007 mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, edukimin dhe jetëgjatësinë dhe tregon një diferencë të thellë ndërmjet botës së zhvilluar dhe asaj në zhvillim.
"Pavarësisht përmirësimeve me kalimin e viteve, progresi i arritur është bërë i pabarabartë", thuhet në një deklaratë të PNUD-it.
Jetëgjatësia në Niger ishte 50 vjeç, rreth 30 vjet më e shkurtër se në Norvegji, ndërsa çdo dollar që fiton një person në Nigeri, është 85 dollarë në Norvegji.
Gjysma e popullsisë në 24 vendet më të varfra ishin analfabetë, krahasuar me 20 për qind në vendet me nivel mesatar zhvillimi, sipas raportit.
Japonezët ishin populli me jetëgjatësinë më të lartë, me një mesatare prej 82.7 vjetësh, krahasuar me Afganistanin ku mesatarja ishte 43.6 vjeç.
Liechtenstein kishte PBB-në më të lartë për frymë me 85 383 dollarë.
Njerëzit më të varfër rezultuan në Republikën Demokratike të Kongos, ku të ardhurat mesatare vjetore për person ishin 298 dollarë.
PNUD-i, që e ka publikuar këtë indeks çdo vit që prej 1990-s, njoftoi se zhvillimi njerëzor është përmirësuar globalisht me 15 për qind që prej vitit 1980.