Berisha uron Elhaidën: Bëre krenarë të gjithë shqiptarët
Kryeministri Berisha uroi gjatë një bisede telefonike, këngëtaren Elhaida Dani, e cila pas një konkurrimi të fortë dhe të bukur, mbrëmë u shpall Voice of Itali.
Kryeministri i tha këngëtares se me zërin e mrekullueshëm dhe interpretimin e shkëlqyer elektrizoi publikun shqiptar dhe atë italian.
Me suksesin e jashtëzakonshëm në atdheun e këngës dhe muzikës, mbrëmë bëre krenarë të gjithë shqiptarët, e uroi Kryeministri.
Nga ana e saj, Elhaida e falenderoi me përzemërsi Kryeministrin Berisha dhe i uroi suksese.