Gjin Gjoni zgjidhet anëtari më i ri i KLD-së
Gjin Gjoni është anëtari më i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Konferenca gjyqësore votoi me 226 vota pro kandidaturës së Gjonit kundrejt kandidatit tjetër Genti Shala i cili mori 108 vota.
Gjin Gjoni zëvendëson vendin vakant të lënë nga gjyqtari Arben Broci i cili tashmë është pjesë e Gjykatës së Lartë.
Mandati i anëtarit të KLD-së është pesë vjet. Gjyqtari Gjin Gjoni ka një karrierë të gjatë në gjyqësor, dhe aktualisht ushtron detyrën në Gjykatën e Apelit Tiranë.