E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha uron Pavaresine e Kosoves

Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Ministrave iu drejtua popullit te Kosoves me nje urim te perzemert me rastin e 3- vjetorin e shpalljes se pavaresise.

Ne pershendetjen e tij Kryeministri Berisha u shpreh

Sot eshte nje dite e krenarise sone kombetare nje nga ditet me te medha me te rendesishme ne shume shekuj dhe kjo eshte dita e Pavaresise se Kosoves dita qe u riktheu shqiptareve kudo qe ndodhen dinjitetin dhe krenarine kombetare dita e cila i beri ata qytetare te lire dita qe beri te mundur qe shqiptaret kudo qe jetojne te mund te kendojne kengen lirise.



Pavaresia e Kosoves perben padyshim faqen me te ndritur te historise sone kombetare nga lufterat e Skenderbeut gjer me sot. E them kete i bindur se pa pavaresine e Shqiperise nuk do te kish pasur as Shqiperi as Kosove por pavaresia e Shqiperise pervec perpjekjeve titanike kryengritjeve te medha qe tronditen Europen e boten ne Kosove ishte edhe konjukturore pasi ky akt u shoqerua nga copetimi i trojeve shqiptar ne pese shtete. Ajo qe ndodhi ne dhjetevjecarin e fundit te shekullit qe shkoi erdhi si kurore e nje qendrese mbinjerezore e shqiptareve per liri dhe dinjitet kombetar. Natyrisht ne luften e pare boterore dhe para saj shqiptaret ishin kombi me i ndeshkuar me i copetuar ne nje perpjekje te shumefishte per asgjesimin e tyre. Ata u copetuan u ndane ne pese shtete ndonese kudo ishin vazhdimesi gjeografike dhe shumice etnike ne territoret e tyre. Por duhet te pranojme se lufterat nuk kane leshuar padrejtesi vetem mbi shqiptaret. Padrejtesi jane bere edhe ne kombe te tjera. Shqiptaret qendruan ne te drejten e tyre.



Shqiptaret ne Kosove ia dolen me qendresen e tyre mbinjerezore me rezistencen e tyre totale paqesore e te armatosur te fitojne e pushtojne mendjet e zemrat se pari te qytetareve ligjvenesve dhe qeveritareve te vendit te lirise Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe me pas te vendeve te tjera te lira ne Europe e ne bote. Ata ia dolen qe ceshtjen e tyre te drejte e te ndershme ceshtjen e lirise se tyre ta shnderrojne ne nje ceshtje te ndergjegjes se kombeve te lira te lidhura ne Aleancen e Atlantikut te Veriut e cila ne emer te te drejtave te shqiptareve vendosi per here te pare ne historine e saj te ndermarre sulmet me te fuqishme ajrore kunder nje regjimi barbar qe kishte vendosur praktikat e shfarosjes gjenocidit aparteidit ne 2 milion shqiptare te Kosoves.

Ne tre vjet ekzistence shteti i ri dhe i pavarur i Kosoves eshte shnderruar ne nje faktor te rendesishem paqeje dhe stabiliteti ne Europen Juglindore. Ajo ia doli te vendose marredheniet e te njihet ne teresi nga bota e lire por dhe nga shume vende te tjera ne te gjitha kontinentet. Kosova vjen ne kete trevjetor e sigurt ne te ardhmen e saj te shkelqyer europiane. Ndaj ti percjellim me kete rast qytetareve te Kosoves qeverise se Kosoves e institucioneve te saj forcave politik te ketij vendi urimet me vellazerore e me te perzemerta ne kete dite qe beri te lire qe i riktheu dinjitetin krenarine kombetare jo vetem qytetareve te Kosoves por shqiptareve kudo qe jetojne tju urojme gezuar pavaresine e vendit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›