E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monitorimi mungon transparenca ne sherbimet bankare ne vend

Autoriteti i Konkurrences gjate nje monitorimi ne bankat e nivelit te dyte qe operojne ne Shqiperi ka njoftuar se eshte konstatuar se keto banka aplikojne tarifa me te larta te sherbimeve bankare sesa bankat homologe ne rajon. Transparenca kushtet e punes dhe tarifat e sherbimeve jane disa nga mangesite qe Autoriteti i Konkurences ka verejtur gjate monitorimit.

Sipas Autoriteti te Konkurences gjate monitorimit ne tregun e sherbimeve ne bankat e nivelit te dyte rezulton se mungesa e transparences reflektohet ne mungesen e elasticitetit te kerkeses per sherbimet bankare dhe ne keto kushte behet e veshtire analiza e shkalles se konkurrences efektive midis operatorve te ketij tregu. Bankat e nivelit te dyte aplikojne kryesisht tarifa te ndryshme per te njejtin sherbim dhe se per disa nga sherbimet si llogarite rrjedhese dhe ceqet aplikojne komisione ne euro dhe jo ne monedhe vendase duke i vendosur konsumatoret perballe riskut te kursit te kembimit

Nga vleresimi i treguesve te transparences thuhet me tej ne njoftimin per shtyp te autoritetit te Konkurences u konstatua se jo te gjitha bankat e nivelit te dyte kane faqe interneti dhe si rrjedhoje nuk kane te publikuara kushtet e punes ne gjuhen shqipe megjithese disa jane dege te bankave te huaja per sa kohe veprojne ne territorin gjeografik te Republikes se Shqiperise duhet ti informojne klientet ne gjuhen shqipe

Ne disa raste thuhet me tej eshte vene re se bankat nuk i njoftojne klientet kur ndryshojne kushtet e punes per kontratat e sherbimeve ne menyre te vecante kur rriten komisionet e llogarive rrjedhese apo kartave te debitit/kreditit duke mos zbatuar ne kete menyre rregulloren. Nga krahasimi i tarifave te sherbimeve me bankat e rajonit brenda te njejtit Grup Bankar u konstatua se bankat qe operojne ne Shqiperi aplikojne tarifa me te larta te sherbimeve bankaresi komisioni per mbyllje llogarie rrjedhese mirembajtje llogarie kartat plastike sesa bankat homologe ne rajon duke veshtiresuar perfitimin e ketyre sherbimeve nga klientet dhe mundesine e nderrimit te bankes

Mbi bazen e perfundimeve te monitorimit Autoriteti i Konkurences kerkon nga Banka e Shqiperise dhe Komisioni i Mbrojtjes se Konsumatorit qe te ndermerren masa.

Bankes se Shqiperise i kerkohet qe te rekomandoje qe te permiresoje instrumentet per te forcuar zbatimin e kuadrit ligjor dhe nenligjor per transparencen e bankave te nivelit te dyte ne menyre te vecante ne rastet kur bankat rrisin ne menyre te njeanshme dhe pa njoftuar tarifat e sherbimeve per klientet si dhe te marre masa per rritjen e transparences se bankave te nivelit te dyte per produktet dhe sherbimet bankare dhe financiare nepermjet vendosjes se detyrimit per krijimin dhe perditesimin e informacionit ne faqet e internetit te bankave te nivelit te dyte ne lidhje me publikimin e kushteve te punes

Autoriteti i Konkurences kerkon gjithashtu qe Komisioni per Mbrojtjen e Konsumatorit te propozoje nje nisme ligjore per ngritjen e nje strukture te vecante Ombdusman per mbrojtjen e konsumatoreve nga abuzimet e mundshme te sistemit bankar.

Monitorimi qe perfshin fundin e vitit 2009 dhe gjate vitit 2010 erdhi me qellim matjen e nivelit te transparences se kushteve te punes ne banka dhe si pasoje e shqetesimit publik te komunitetit te biznesit dhe klienteve individe per rritjen e komisioneve te sherbimeve bankare dhe mungesen e transparences nga ana e bankave.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›