E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha uron ministrat e rinj

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Qeverisë uroi ministrat e rinj, të cilët nisën detyrën e dyre pak ditë më parë, pas largimit të LSI-së nga koalicioni.

Berisha uroi ministrat e rinj Visar Zhiti, Halim Kosovën dhe Florion Mimën, përkatësisht në krye të Kulturës, Shëndetësisë dhe Ekonomisë. Kryeministri Berisha gjithashtu ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se po tenton t`i përçajë ish të përndjekurit politikë. “Rama le të vazhdojë këto përçarje edhe pak kohë se e vërteta është se ora po afron. Dita po afron dhe energjitë po i shohim. Këto janë punët e tij dhe unë çështjet i kam me zgjedhësit” tha Berisha. Gjatë mbledhjes Kryeministri njoftoi edhe heqjen e taksës për tokën bujqësore, njoftim që hapi edhe një polemikë që rrallëherë ndodh në një mbledhje Qeverie. Në fjalën e tij, Berisha kërkoi sot edhe shtyrjen e afatit të përdorimit të letrave me vlerë deri në gjysmën e mandatit të ardhshëm duke theksuar se ky vendim është një detyrim që Qeveria ka ndaj qytetarëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›