Berisha vetëdeklarohet deputet i PD, Basha e le zyrtarisht jashtë grupit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në seancën e sotme plenare se është deputet i grupit parlamentar të PD. Pavarësisht se kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi 3 ditë më parë përjashtimin e tij, ish-lideri demokrat vijon të mendoje se ky vendim ishte nul. Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka regjistruar 44 deputetë, si pjesë e Grupit të saj Parlamentar, duke e lënë jashtë zyrtarisht ish-kryeministrin Sali Berisha, pas shpalljes “non grata” nga DASH. Në listën e PD-së janë edhe 7 anëtar të grupit të Partisë Republikane, si dhe 7 të tjerë janë nga lista e PDIU-së, duke bërë kështu 58 anëtarë.