Berisha vizite ne Izrael

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka takuar presidentin e Izraelit, Shimon Peres.
Në një njoftim të Kryeministrisë, presidenti Peres, pasi i uroi mirëseardhjen Kryeministrit Berisha, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike midis të dy vendeve, si dhe e cilësoi këtë vizitë të kryeministrit si një kontribut tjetër për zgjerimin dhe forcimin e mëtejshëm të tyre.
Kryeministri Berisha i cilësoi marrëdhëniet politike dypalëshe si të shkëlqyera dhe e risiguroi Presidentin për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët, në veçanti në fusha si ato të bujqësisë, arsimit, turizmit, energjetikës, teknologjisë së informacionit, etj.
Berisha bëri një ekspoze të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, si dhe arritjeve të rëndësishme në një sërë fushash.
Presidenti Shimon Peres vlerësoi si shembull modelin e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare që ekziston në Shqipëri, e veçanërisht, për ndjenjat miqësore ndaj popullit hebre.
Kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar të dielën në Izrael për një vizitë treditore me ftesë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Reforma zgjedhore
Sipas vendimit të miratuar nga Parlamenti, në komisionin e reformës zgjedhore do të marrin pjesë edhe partitë jo parlamentare, që në zgjedhjet e fundit kanë marrë më shumë se 1% të votave. Ja dhe një herë sa shumë dallojmë
Edi Rama - Kemi hapur një proces të pandodhur më parë për përzgjedhjen e kandidaturës së Avokatit të Popullit. “Konsullatë në Manastir”
Drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka kërkuar nga shteti shqiptar hapjen e një konsullate në Manastir. Rama i mbyll dyert Metës
Kreu i opozitës Edi Rama, gjatë takimit me anëtarët e sapozgjedhur të Asamblesë Kombëtare nga kongresi i 5 nëntorit, ka kërkuar një rol më aktiv të tyre duke mos anashkaluar edhe zërat brenda PS për një afrim apo bashkim me LSI-në e Ilir Metës, për të mundur Berishën. Të mbash gojën
Skënder Minzhozi - Pak ditë më parë Ben Blushi shprehej në një intervistë për Alfred Pezën, se Kryeministri Berisha është një njeri banal.
Lajmet kryesore
Aksident në Tiranë, plagosen tre të rinj
Përplasen dy automjete, një vajzë në gjendje të rëndë
Kriza, kaosi me tunelin
Reforma zgjedhore
Humbën jetën në kampet naziste
Shqipëria në terr statistikor