E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha vizitë ngushëllimi në familjen e kryekomisarit

Kryeministri Berisha ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e kryekomisarit Adem Tahiri i cili u vra në krye të detyrës ditën e djeshme.
 

Në fjalën e tij, shefi i ekzekutivit ka theksuar se vrasja e Adem Tahirit është humbje e madhe për familjen por edhe për të gjithë shqiptarët.
 

"Vrasja e Tahirit është një dhimbje e madhe për familjen e tij, të gjithë të arfërmit, efektivat e policisë dhe shtetin. Familja e kryekomisar Tahirit këtë dhimbje e ndan me të gjithë shqiptarët. Humbja e e tij nuk kompesohet me asgjë. Ai ra në krye të detyrës nga një akt i shëmtuar kriminal” është shprehur kryeministri.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›