E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Kombinat:Do të bëjmë zero taksen e biznesit të vogël

Kreu i selisë rozë Edi Rama ka premtuar edhe një herë heqjen e taksës për biznezin e vogël me ardhjen në pushtet të PS-së.
 

Në stacionin e radhës në takimet me grupet shoqërorë, në tregun ushqimor në zonën e Kombinatit Rama u njoh me shqetësimet e tregtarëve të vegjël, duke u premtuar atyre heqjen e taksës si mënyra e vetme për ti dhënë frymëmarrje këtij biznesi, por edhe për rritjen e punësimit.
 

Tregtarët thonë se çmimet dhe taksat janë rritur ndejshëm duke sjellë edhe rënin e fuqisë blerëse. Për më tepër ata ankohen edhe për rritjen e forcës arbitrare të policisë tatimore.
 

Përballë këtyre shqetësimeve Rama është angazhuar për një taksim të ndershëm dhe progresiv nën qeverisjen socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›