Berisha viziton familjet Shkoza: Mjerimi problem
Kryeministri Berisha ka qenë sot në familjet e dy të rinjve Shkoza që humbën jetën pas shembjes së tavanit të një magazine në Ersekë. Duke shprehur ngushëllimet Berisha theksoi se varfëria vazhdon të mbetet problem shqetësues.
ERSEKË- Kryeministri Berisha i shoqëruar nga zonja Liri Berisha ka vizituar të dielën familjet e të rinjve, Fajton Shkoza dhe Shpëtim Shkoza, të cilët humbën jetën tragjikisht pas shembjes së tavanit të një magazine të grumbullimit të grurit në qytetin e Ersekës. Ndërsa ka shprehur ngushëllimet e tij, kryeministri tha se me gjithë përpjekjet e qeverisë kundër varfërisë, problemi i parë duhet të jetë problemi i mjerimit.
“Shpreh ngushëllimin tim më të thellë, solidaritetin e qeverisë dhe të gjithë shqiptarëve ndaj këtyre dy familjeve, që humbën fëmijët në një përpjekje për të siguruar jetën e tyre. Erdha gjithashtu për t’i garantuar se qeveria do të bëj çdo gjë për të lehtësuar dhimbjen e tyre.”- u shpreh Kryeministri Berisha.
Ndërkaq zonja Liri Berisha, njëkohësisht Presidente e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë u shpreh se edhe ky Fondacion do të japë ndihmën e vet pjesëtarëve të kësaj familje për të gjetur shtëpi dhe për të marrë përsipër pagesën e qerasë
(a.r/news24/balkanweb)