E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Maminas-Manëz, 2 të plagosur

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin Maminas-Manëz, 15 km larg Durrësit, janë plagosur rëndë dy të rijnë. Një autoveturë tip Golf ka përplasur një motorr i cili drejtohej nga dy të rinjtë. 

DURRËS- Një aksident me pasojë plagosjen e dy të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Maminas-Manëz, 15 km larg Durrësit. Një makinë tip Golf me targë DR 9100 D, që drejtohej nga 35-vjeçari Fatbardh Osmani është përplasur me një motorr me targë TR 091 D i cili drejtohej nga një 18 vjeçarë. Burime nga policia bëjnë të ditur se dy të rinjtë 18 vjeçari i cili drejtonte motorrin F.Bodinaku dhe bashkëmoshatari i tij M.Jashari të dy nga Tirana ishin drejtuar për në plazhin e gjirit të Lalzit, ndërsa janë përplasur ballazi me autoveturën që ishte drejtuar për në Maminas.
Mësohet se dy të rinjtë janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë drejtuesi i autoveturës është shoqëruar për në komisariatin e Durrësit. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›