E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha viziton te plagosurit e aksidentit

Berisha i shoqeruar nga ministri i Shendetesise Petrit Vasili u ndal ne dhomat ku jane shtruar e po kurohen te plagosurit dhe u interesuar personalisht per gjendjen e tyre shendetesore. Kryeministri siguroi familjet e te lenduarve dhe vete te lenduarit se qeveria eshte e vendosur te marre cdo mase per tu dhene atyre te gjithe ndihmen e nevojshme per sherim te plote.

Me pas Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim te vecante me stafin mjekesor te ketij spitali te cilet i falenderoi per profesionalizmin dhe angazhimin e tyre ne nje kohe rekord per shpetimin e te lenduarve nga ky aksident.

Dua tu uroj te plagosurve sherim te shpejte dhe te plote. Ne emrin tim dhe te qeverise shqiptare i shpreh ngushellimet me te thella familjeve te viktimave. Gjithashtu falenderoj perzemersisht te gjithe ata qe mbreme deri pas mesnate me perkushtim te madh u angazhuan me shpetimin dhe nxjerrjen e te lenduarve dhe trupave te viktimave nga vendi i aksidentit. Shpreh falenderimin tim edhe per personelin mjekesor te spitalit te Tepelenes Gjirokastres Fierit Lushnjes Vlores dhe Spitalit Ushtarak te cilet ishin ne nje kohe rekord ne krye te detyres dhe te gatshem per te dhene cdo ndihme. Dua te siguroj familjet e te lenduarve dhe vete te lenduarit se qeveria eshte e vendosur te marre cdo mase per tu dhene atyre te gjithe ndihmen e nevojshme per sherim te plote u shpreh Berisha.

2010-11-09 2033

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›