Berisha zhvillon mbledhjen e fundit të qeverisë, pritet shkarkimi i Zv.ministrave
Pas 8 vitesh në pushtet Sali Berisha pritet të thërrasë këtë të enjtembledhjen e fundit të kabinetit të drejtuar prej tij. Ndërsa kanë mbetur ditet e fundit zyrtarre të mazhorancës së djathtë, pas dy mandatesh qeverisje, shefi i qeverisë pritet të thwrrasë kabinetin e tij.
Përveç mesazheve që mund të japë në prag të dorëzimit të postit kryeministror Berisha pritet ti kërkojë kabinetit shkarkimin nga detyra të të gjithë zëvendës ministrave, të kabinetit qeveritar , jo vetëm të propozuar nga Partia Demokratike por edhe nga partitë e koalicionit të djathtë që ishin pjesë e kësaj mazhorance deri në mbyllje të mandatit.
Ata të cilët pritet të mbajnë postet e tyre deri në momentin e fundit të dorëzimit të pushtetit pritet të jenë ministrat dhe dy personat më të afërt të kryeministrit Berisha, shefi i kabinetit Oerd Bylykbashi dhe zëdhënwsja Erla Mëhilli.
E ndërsa tw gjithë këshilltarët që i shërbyen kryeministrit dhe institucionit të kryministrisë gjatë këtyre viteve kanë patur afat të bëjnë dorëzimet deri mw datën 31 gusht në mënyrë që tu lihet gjithçka në tryezw pasardhësve të kryeministrit Rama.
Ndërsa javën e ardhshme pritet të kryhet rrotacioni i pushtetit dhe kryeministri Rama pas procedurave në Parlament dhe në presidencë bashkë me kabinetin e tij, protokolli në kryeministri dhe sekretari i përgjithshëm i kryeministrit pritet të bëjnë dorëzimet për qeverinë e re.