E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon Reeker:Qeveria e re, impuls të ri integrimit europian

Kryetari i LSI-së Ilir Meta është takuar në Slloveni me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker.

Në fjalën e tij, Meta është shprehur se zgjedhjet e 23 qershorit sollën ndryshimin e pritur nga qytetarët. Ai theksoi se qeveria e re do të ketë një impuls të ri për integrimin europian dhe do t`i japë më shumë prioritet bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë Shqipërisë duke shtuar se SHBA mbetet partneri strategjik më i rëndësishëm i vendit tonë.

Ndërsa nga ana e tij diplomati amerikan Philip Reeker u shpreh se zgjedhjet e 23 qershorit janë një test i kaluar me sukses për Shqipërinë.  Ai garantoi se SHBA-ja do të mbështesë Shqipërinë në reformat institucionale dhe ekonomike si dhe për integrimin e saj në Bashkimin Europian.

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka qënë i ftuar në Forumin Strategjik të BLEDIT në Slloveni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›