Berisha21 janari sulm agresiv ndaj Kryeministrise

Duke shfrytëzuar një takim me të rinjtë e PPE-së, Kryeministri Sali
Berisha risolli në vëmendje 21 janarin, duke e cilësuar këtë ngjarje si
një sulm agresiv të bërë ndaj institucionit të Qeverisë.
"Pati 4 viktima në këtë ngjarje dhe unë i kërkova drejtësisë të hetonte në mënyrë të pavarur. 21 janari ishte një ditë normale pune dhe unë nuk mund të lija detyrën time", deklaroi Berisha, i cili nuk dha asnjë koment të drejtpërdrejt në lidhje me verdiktin e gjykatës për të pandehurit e kësaj cështje.
Vendimi i dhënë dy ditë më parë nga Gjykata e Tiranës për pafajësinë e të pandehurve solli reagime të forta nga opozita, 21 janariIna Rama: Pafajësia? Komentet i kam ezauruar Bamir Topi për 21 janarin 21 janari, Prokuroria drejt Apelit nga brenda koalicionit, si dhe nga ambasada amerikane, e cila u shpreh e tronditur për verdiktin.
Kryeministri nga ana e tij nuk pranoi të jepte asnjë koment, duke theksuar se ai nuk do të komentojë kurrë vendimet e gjykatave, ndërkohë që Gjykata e Tiranës e konsideroi deklaratën e ambasadës amerikane, si ndërhyrje. Fill pas këtij qëndrimi ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu e konsideroi këtë një akuzë të pabaze, duke sqaruar opinionin se 21 janari është një cështje shqiptare, por përfshirja e SHBA-ve erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, mbështetur edhe nga Qeveria shqiptare.
Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Faktit për tre pafajësitë në çështjen e 21 janarit, veprim i cili pritet të kryhet brenda datës 17 shkurt.