E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen reshjet e debores ne Qafe-Krrabe

Ulja e temperaturave është shoqëruar me reshje të dendura dëbore në zonat malore duke sjellë vështirësi edhe në qarkullimin rrugor.

Problematike është paraqitur situata më aksin rrugor Tiranë- Elbasan, pasi për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, zona e Qafë Krrabës është bërë e pakalueshme në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Situata është paraqitur e vështirë për shkak të borës dhe akullit, por edhe gurëve që kanë rrëshqitur në rrugë. Policia bën thirrje që të shmanget nga drejtuesit e mjeteve ky aks, i cili është vështirësisht i kalueshëm edhe me zinxhirë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›