Berisha:Do kthejmë tepricën e taksave

Kryeministri Berisha nga salla e Kuvendit bëri të qartë nismën më të re të ndërmarrë nga qeveria për t'i rikthyer qytetarëve që paguajnë më tepër taksë nga të ardhurat që disponojnë. Sipas tij kjo nismë ka si për qëllim t'i paguajë tepricën familjeve të varfëra pasi sipas tij ato paguajnë padrejtësisht taksë buxhetit të shtetit. Berisha duke e cilësuar këtë nismë si një detyrim që qeveria ua ka shqiptarëve theksoi se pas evidentimit të të ardhurave të gjithë secilit qeveria do të detyrohet të paguajë dhe t'ua kthejë në buxhetin e tyre tepricën e taksave në raport me të ardhurat. Ai theksoi gjithashtu se ky dokument të ri është një standart europian i domoadodhëm që synon të shmang barazinë mes të pabarabartëve që thellon varfërinë.
Ndërkohë shefi i qeverise ritheksoi se qeveria ka vendosur të njoh letrat me vlerë si të vlefshme ndonëse për kaq vite ato mbetën jashtë përdorimit. Sipas tij vlera e tyre arrin në
820 milionë dollarë dhe theksoi se tregu i hapur për to është një nga më të fuqishme edhe disa herë më i madh sesa i paracaktuar për to.
Berisha gjithashtu theksoi se me vënien në përdorimin të letrave me vlerë do të përfitojnë si posedusit por edhe ata që do të blejnë këto letra.