Berisha:Fillimi i prodhimit të kartave,ditë e shënuar

Kryeministri Sali Berisha ka prerë shiritin duke shënuar kështu nisjen e procesit të prodhimit të kartave të identitetit. Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të ndërtesës së firmës "Sagem" e cila ka marrë përsipër prodhimin e kartave. Kryeministri Berisha duke falenderuar përfaqësuesit e firmës për punën që kanë bërë, KE-në dhe OSBE-në për mbështetjen e tyre u shpreh se kjo është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët,është një ditë që qytetarët e prisnin prej kohësh. Sipas Berishës ky është një projekt i rëndësishëm me prioritet absolut sepse pajisë me dokumenta moderne qytetarët. Gjithashtu Berisha shtoi se shqyrtimi nga qeveria e firmës fituese "Sagem" u bë në një transparencë të plotë.