Kartat e identitetit,Berisha:Shtyllë e modernizimit të vendit

Prodhohen kartat e para biometrike në shqipëri. Afro 3 javë pas fillimit të plalikimit të qytetarëve të Tiranës, firma "Sagem" ka vënë në efiçencë qendrën e personalizimit të kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike. Ceremonia është mbajtur me një përfaqësim të nivelit të lartë, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë, zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe aktorë të këtij procesi. Kryeministri i vendit Berisha, i cili hapi edhe procesin e prodhimit të kartës së parë elektronike, e vlerësoi këtë arrritje, si shtyllën e modernizimit të vendit. Zv/presidenti i "Sagem" security deklaroi se kjo kopmani, e cila menaxhon prodhimin e kartave të identitetit në të gjithë botën, ka sjellë në Shqipëri teknologjinë më të avancuar të prodhimit të dokumenteve të identifikimit. Qendra e personalizimit të kompanisë Aleat garanton prodhimin me kapacitet të plotë prej 15 mijë kartash biometrike identiteti në ditë si dhe prodhimin e 3 mijë pasaportave elektronikë.