E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha,Gedafi dhe publicistika e Ramës

Nga Gjergj Thanasi

Kryeministri i vendit si Ledi Makbethi e Shekspirit, që përpiqej të lante njollat e gjakut nga duart, po kërkon me ngulm te shkulë nga mendjet e shqiptarëve  ngjashmërinë e tij me Gedaf-ët e botës arabe. Ky synim i kryeministrit më duket shumë i vështirë për tu realizuar, sepse ngjashmëria e tij me diktatorët arabë të  rrëzuar apo në rrëzim e sipër nuk është një figurë letrare apo një hamendje opozitare, por një realitet tronditës për çdo shqiptar, që lundron në internet apo ndjek lajmet në stacionet e huaja televizive.

Berisha ynë, njëlloj si Gedafi ozurpoi një revolucion të filluar nga të tjerët dhe e moli revolucionin si mjelsja lopën. Njëlloj si Gedafi u përplas me Amerikën duke e bërë Shqipërinë të famshme për të keq në të katër anët e botës. Nuk mund ta harroj personelin zezak të hotelit në  Sejshell(një grup ishujsh parajsë tropikale në Oqeanin Indian),kur në shtator të vitit 1997, të cilët, kur u thoja se jam shqiptar, më përgjigjeshin: aha Shqipëria,kallashnikovë,Berisha,shumë kallashikovë.Njëlloj si Gedafi por me shkallë zvoglimi përdor mercenarë të huaj-ai mijëra nga vendet e Afrikës së zezë,ky gjysëm dyzine serbësh me pasaportë të Malit të zi. Gedafi përpiqej të blinte përkrahjen perëndimore me naftën e Libisë,ky përpiqet tI blejë lobistët me paratë e shqiptrarëve dhe me pasuritë e Shqipërisë. Ai përkrahte terroristët nga IRA te Abu Lidali,ky nga al Aramaini te raketat e supit për Hizbullahun. AI vrau mijëra libianë, ky është i moderuar vrau veç katër apo pesë shqiptarë. Ai vrau ministrin e luftës të qeverisë opozitare të Bengazit,këtij ia vrau një dorë e panjohur deputetin opozitar në prag të shtëpisë. Ai përdor tanke, topa, avionë e katiusha kundër populit të vet.Ky vetëm snajperë e gazra helmuese blerë me ndërmjetësinë e trafikantëve ndërkombëtarë s i Shmuel Avivi.Jo se ky si ka qef tanket po çe do se i shiti Majko me Mediun me nga 2-3mijë dollarë copën.Madje edhe ato një qind copë të konservuara ka dëshirë tI shesë Ben Imami.Ky i ka qef katiushat po ja që i shiti me 208 dollarë copën Majko e Gjiknuri ndërsa Mediu predhat e katiushave ia shiti me 22 dollarë copën genocidistëve të Darfurit.Ai e la jashtë varrit litarin me MANPAD-et(raketat kundërajrore të supit), këtij aleatët duan tia ndërrojnë me klering  raketat me kokainë Kolumbie. Ai përdor djemtë si qehallarë të pushtetit,ky djalin,gocën,kollovarin,krushqinë serbe të së shoqes e kështu me rradhë i përdor si pronarë e sundimtarë të Shqipërisë.Ai nxjerr on line spikere televizioni me kobure në dorë, që betohen për kokën e Gedafit.Ky nxjerr gra-burra si Vokshi, që trembin fëmijët nga ekrani, duke sharë puçistët e duke lavdëruar Doktorrin. Ai kishte aleatë gjithë diktatorët e botës ndërsa, ky i yni natën i çonte Gedafit me anije 150 000 predha mortaje kalibër 82mm për të vrarë popullin libian dhe ditën hipokriti i premtonte popullit libian spitale fushore për të mjekuar plagët nga predhat e mortajave prodhim Poliçani.Atë zemërimi popullor e dëboi nga Tripoli për në vendlindje, për në Sirte.Ky ende banon në mes të Tiranës, në një pallat pranë ambasadës Iraniane, jo për ndonjë gjë po zullumet, që ka kryer në kurriz të vendlindjes e ndalojnë të kthehet e të banojë në Tropojë..

Ngjashmëria është evidente dhe askush nuk e hedh poshtë.Po Edi Rama a ngjan me kundërshtarët e Gedafit? Absolutisht jo! Ata janë në shumicën e rasteve heronj.Ky i yni është thjesht shef opozite.Ata janë civilë, që nga dashuria për lirinë mësuan me çmim gjaku zanatin e ushtarit profesionist.Ky i yni preferon tI komandojë trupat, që hedh në betejë, nga komoditeti i lokaleve të Kullave të arabit. Ata edhe kur janë ministra, kolonelë, drejtorë të përgjithshëm nafte, shefa zbulimi të Gedafit nga dashuria për popullin e tyre apo për tribunë e tyre duke rrezikuar kokën i kundërvihen me armë diktatorit. Këta të këtij tonit vinë nga Amerika e largët për një ditë pjesëmarrje në parlament  për të mos ia prerë rrogën Jozefina, rojtarja vigjëlente e parave të popullit. Ata atje edhe kur janë emigrantë japin donacione milion dollarshe për të kontribuar në luftën anti Gedaf. Këta të këtij tonit vjedhin edhe paratë e fushatës elektorale edhe më fort sesa Flamuri, emblematiku I PD-së. Atje emigranti milioner lë dashnore, shkon vullnetar në Bengazi dhe kontribon me 160 000 dollarë për të blerë avion pa pilot në ndihmë të kryengritësve të Misuratës. Këtu te ne kryetari i një partie parlamentare e nacionaliste i harxhon paratë e fushatës duke punësuar zëdhënëse fushate dashnoren e një lepuri trafikante mik të Shkëlzenit. Këtu te ne shefi i opozitës shkruan pamflete të shkëlqyera nga ana publicistike,por që kurrsesi nuk mund ta bindin një plak të mjerë të lerë pushtetin e bashkë me të një pjesë të mirë të pasurive të plaçkitura si edhe lirinë personale të djalit e vajzës së vet. Atje rrebelët e Misuratës pagonin me para në dorë për çdo informacion për trupat e Gedafit,këtu te ne Shefi i opozitës përton të hapë e-mail-in për të parë informacione se si Raisi ynë I tranzitonte obuzët Dora made in Serbia, përtonte të hapte e-mail-in për të mësuar in advance ardhjen e emisarëve të Kremlinit apo të ajatullahëve të Iranit me të cilët flirtonte Gedafi ynë. Opozita libiane angazhonte informaticienët më të mirë në rradhët esaj madje dhe indianë e jug koreanë me paga të majme për të bërë propagandë e luftë elektronike kundër Gedafit. Qehallarët e këtij tonit refuzonin oferta për propagandë elektronike gjatë fushatës me sebepin se nuk ja vlen tI harxhojmë lekët kot,përderisa Edi e ka të fituar garën me këtë kollovarin e Doktorit.Sot këta qehallarë i gëzohen fondeve, që vodhën gjatë fushatës,kurse socat e mjerë po dëbohen nga bashkia me dyzina.E kështu me rradhë e kështu me rradhë!

Ky i yni mendon se është krishti Panteokrator, që bashkëpunëtorët me rrespekt, tI thonë: mjeshtër ,nga mëngjesi në darkë, në fakt është vetëm shef opozite, por larg, shumë larg të qenit vigan liberator. Sot shqiptarët kanë nevojë për njeriun e shpresës dhe ky i yni u premton arrnim partije me rrobaqepës mamuthin Caci. Dakord hajdutëria e fëmijëve të Gedafit tonë e ka shndërruar mamuthin e korrupsionit në derrkuc të korrupsionit, por gjithsesi shqiptarët kanë nevojë për shpresë dhe shpëtimtarë jo për kopje bojë rozë,me shkallë zvoglimi të Gitës dhe Xenit. Ky i yni beson, se po qe poshtë fikut, një ditë fiku do kalbet nga korrupsioni,ose Daj Samit do i vijë në majë të hundës dhe këtij tonit do i a shkundë e do ia fusë kokrrat e fikut në gojë.Prit gomar të mbijë bar thotë populli shqiptar. Kryengritësit libianë ditën të bëhen aleatë me Amerikën, Italinë, Gjermaninë, Anglinë apo Katarin,ky i yni edhe kur media ia ngre topin(duke zbuluar allishverishet e Gedafit të Tiranës me Rusë, serbë e kinezë) nuk e bën dot pikë. Vjen  në Tiranë Z. Morell, zv/drejtori I CIA-s për tI ngritur kartonin e kuq Gedafit tonë, por nuk gjen opozitë luftarake për ta zëvendësuar si ajo e Bengazit dhe e Mizuratës. Kaq është ndryshimi I Bash opozitarit të Arrnavutllëkut nga heronjëtë e Tarabullusit.

Z. Bash opozitar të bukur shumë I bën pamfletet, por desk officer-i përtej oqeanit për dreq citon proverbin anglez: Actions speak louder than ëords-veprimet flasin me zë më të lartë se fjalët. Amerikanët e kanë treguar veten ,se kur u vjen në majë të hundës, për të hequr qafe një tiran problematik për interesat e tyre kanë mundësi të krijojnë opozitë për ta zëvendësuar edhe si të thuash in vitro.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›