E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:HEC-i i Ashtës, kryevepër e zhvillimit të qëndrueshëm

Është inaguruar sot në Shkodër hidrocentrali i Ashtës. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha e ka cilësuar hidrocentralin e Ashtës si një kryevepër të zhvillimit të qëndrueshëm.

"Për Shqipërinë kjo është një ditë e veçantë, një ditë e shënuar. Ne inagurojmë sot këtu një kryevepër të vërtetë të energjitikës në Shqipëri, Europë dhe më gjerë.HEC-i i Ashtës është më i madhi që ekzsiotn sot me teknologjinë e turbinave matrix. Por HEC-i i Ashtës që ne inagurojmë përbën njëkohësisht një kryevepër të zhvillimit të qëndrueshëm. Ky hidrocentral ka respektuar standartet më të larta të mbrojtjes, respektimit dhe zhvillimit të mjedisit” theksoi Berisha.

Kryeministri Berisha theksoi se kjo veprër vjen në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ndërsa ka rikujtuar edhe marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve. “Kjo vepër inagurohet në 100- vjetorin e pavarësisë së Shqipëri dhe në këtë 10 vjetor cilido që hedh sytë në marrëdhëniet mes dy kombeve tona do të gjejë marrëdhënie të shkëlqyera në memorien historike dhe të mbështetjes që perandoria durale i dha shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në një kohë kur vendet e tjera mendonin se si ta shuanin nga harta politike e Europës kombin shqiptar” theksoi Berisha.
 

Hidrocentrali i Ashtës është ndërtuar përgjatë 30 muajve të fundit në veri të Shqipërisë, në afërsi të Shkodrës. Ai është investimi më i madh në 30 vitet e fundit në tregun shqiptar të energjisë. Përveç kësaj, në lumin Drin është përdorur teknologjia më novatore: Teknologjia Matrix (një turbinë e vogël me madhësinë e një kabine telefoni) bën të mundur shfrytëzimin mjaft efikas të energjisë hidrike. Në hidrocentralin e Ashtës do të prodhohen çdo vit në të ardhmen 240 milion kwh energji elektrike, duke siguruar kështu furnizimin me energji të rinovueshme për 100 000 familje shqiptare. Ai është projektuar si miqësor ndaj mjedisit dhe nuk prodhon asnjë emetim. Në përfundim të periudhës 35-vjeçare të koncesionit, hidrocentrali do t`i dorëzohet Republikës së Shqipërisë

Impianti është i ndarë në dy pjesë: Ashta I, do të prodhojë rishtazi energji elektrike me anë të tubinave Hydro Matrix, aty ku përpara tre dekadash është ndërtuar rezervuari i Spatharës me digën kundër përmbytjeve dhe sistemet e vogla vaditëse për bujqësinë. Kapaciteti total i të dy centraleve elektrike (Ashta 1 dhe Ashta 2) është rreth 53 megavat (MË) dhe çdo vit do të prodhohen rreth 240 milion kilovat-orë energji elektrike. Kjo është rreth një e katërta e sasisë që mund të prodhojë hidrocentrali Freudenau në lumin Danub në Vjenë. Punimet e ndërtimit kanë filluar në mars 2010: vlera e investimit shkon në rreth 200 milion Euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›