E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Politikanët përgjegjës nëse Shqipëria s`merr statusin

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka deklaruar sot se do të jetë përgjegjësi i drejtuesve politikë shqiptar nëse Shqipëria nuk do ta marr statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Deklarata e ambasadorit Arvizu është bërë në qytetin e Elbasanit ku diplomati amerikan ka prezantuar nismën “Vepro tani”.
 

Gjithashtu ambasadori amerikan ka fajësuar politikën shqiptare për progresin e ngadaltë të Shqipërisë në proçesin e integrimit. “Shqipëria nuk po performon aq sa duhet, ka shumë debate për marrjen e statusit. Nuk ka arsye përse Shqipëria të mos renditet përkrah vendeve të tjera të rajonit”, ka deklaruar Arvizu.

Sipas tij, për këtë situatë përgjegjëse është politika shqiptare, e cila anashkalon problemet e qytetarëve për interesat e saj. “Politika është përgjegjëse që Shqipëria ka mbetur e fundit në rajon. Politikanët merren më shumë me fushatë sesa me problemet e qytetarëve.  Ky problem është edhe në Amerikë por populli nuk e pranon këtë gjë. Atëherë që të ketë zgjidhje do të jetë vota ajo që do të ndëshkojë" shtoi Arvizu.

Ambasadori amerikan ka shprehur shqetësimin e tij për tekstet shkollore të shtrenjta, problemet në shëndetësi dhe praninë e mbeturinave në vendet publike.

Ndërsa përsa i përket nismës “Vepro tani”, ambasadori Arvizu theksoi se kjo nismë është ndër më të rëndësishmet që ka ndërmarrë ambasada amerikane.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›