E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Modeli financiar, hap pozitiv për arsimin e lartë

Kryeministri Berisha e cilësoi modelin e ri të financimit, si një hap pozitiv në arsimin shqiptar. Duke folur në konferencën e organizuar për financimin e universitetetve kryeministri Berisha theksoi se mekanizmi i ri financiar do të krijojë një mundësi të re për të gjithë të rinjtë që duan të vijojnë studimet e larta pavarësisht të ardhurave të pakta.
 

“Është detyrim madhor t`i krijojmë shanset e barabarta të rinjve shqiptarë. Unë dua të theksoj që për vendin rendja pas cilësisë është emergjencë dhe ne na takon për këto rrethana të krijuara në mënyrë të papritur të përballemi me universite me një situatë emergjence” ka theksuar Berisha.

Ai gjithashtu theksoi se qeveria do të bëjë gjithçka për krijimin e kampuseve dhe logjistikës së nevojshme për rritjen e numrit të studentëve.
“Do bëjmë gjithçka për të rritur buxhetin, për të përmirësuar mësimdhënien dhe do bëjmë gjithçka tu japim ju autonominë maksimale pasi kam bindjen më të thellë se leva e Arkimedit është liria akademike” ka theksuar më tej Berisha.

Kryeministri këshilloi që model për këtë sferë të merren universitetet anglo saksone. Sa për universitetet publike, Berisha pranoi se qeveria është e hapur ndaj tyre, por gjithnjë duke përcaktuar kriteret më rigoroze e transparente.

"Ne jemi të hapur për universitet private të cilat duhet të jenë sipas kritereve të vendosura por këto kritere nuk duhet të jenë produkt i burokracisë" ka shtuar Berisha.

Duke iu referuar debateve për universitetet publike dhe private, kryeministri Berisha theksoi se ato janë të drejta por nëse bëhen për qëllime politike atëherë ato janë primitive.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›