E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho: T`i fitojmë të gjitha ndeshjet

Robinho ka kërkuar nga bashkëlojtarët të përpiqen të fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura në Serie A këtë sezon dhe është i gatshëm të luajë sipas instruksioneve të trajnerit të tij.

Braziliani shënoi në fitoren 3-0 ndaj Palermos në San Siro mbrëmjen e të shtunës në ndeshjen e parë të tij këtë sezon, pas problemeve.

“Jam i lumtur që jam rikthyer dhe që jam në gjendje të ofroj dorën. Ne gjithmonë duam të fitojmë. Dhe ne shpresojmë se mund të vazhdojmë ta bëjnë këtë dhe t`i fitojmë të gjitha ndeshjet”.

“E di se jam një lojtar i rëndësishëm, por të gjithë jemi. Dua të luaj më afër me Ibrën dhe Cassanon dhe të bëj atë çfarë kërkon trajneri. Vera ishte e vështirë për shkak të dëmtimit. Tani mund të luaj një ndeshje të plotë fizike, por trajneri më nxori pasi u ndëshkova me karton”, ka thënë braziliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›