BerishaOpozita nuk ka alternative. PSPo ben fushate me nje vije uje

Kryeministri Berisha mori pjese sot ne inaugurimin e shkolles 9 vjecare te fshatit Daias dhe ne perurimin e rikonstruksionit te rruges Mullet-Daias me gjatesi 24 kilometra. Berisha pasi ka bere nje rezyme te investimeve gjate qeverisjes se demokrateve ka folur edhe per fushaten e zgjedhjeve lokale. Kreu i PD-se sulmoje opoziten duke thene se ajo nuk paraqet alternative per zgjedhjet e 8 majit dhe nga ana tjeter u shpreh se PD ne epiqender ka qytetarin.
Krahas kesaj alternative e cila bazohet teresisht ne problematiken ne potencialet ne shqetesimet ne mundesite e secilit prej jush dhe komuniteteve ne teresi ekziston edhe alternativa tjeter e cila bazohet ne akuzen shpifjen e trillimin. Le ti shtrojme nje pyetje shokut Edvin Rama cfare ofron ai Cila eshte alternativa jote. Alternativa e tij eshte fajin e ka Saliu. Atehere une do ti them se faji i Saliut do te behet sa mali i Dajtit sepse une do te ndertoj rruge do te ndertoj shkolla do te subvencionoj ullishte do te ndertoj kanalizime. Keto zoteria e tij i konsideron faje. Por le ta pyesim fare u zgjidh kjo qytetareve Kjo perkundrazi vetem sa deshmon se ti vuan nga nje mendesi e vjeter e akuzatorit tha Berisha.
Duke e cilesuar zonen e Petreles si nje nga zonat te pershtatshme per ullirin kryeministri ftoi te gjithe fermeret e komunes te aplikojne per te mbjelle sa me shume rrenje ullinj duke i garantuar ata se qeveria do te subvencionoje cdo rrenje ulliri por edhe drure te tjere frutore. Nder te tjera Kryeministri premtoi se ne 4 vitet qe vijne qeveria do te mbeshtese cdo projekt qe do te paraqesin autoritetet vendore te zones si dhe se brenda nje harku kohor 18 mujor distanca me kryeqytetin do te shkurtohet pothuajse me 2 here me rrugen e re qe do te ndertohet.
PS Shamku Saliu shet mend me meremetime klasash e shtrime rrugesh fshati
Ne reagim ndaj deklarates te kryeministrit ne Petrele deputetja e PS Ledi Shamku tha se vetem nje kryeminister si Saliu mund te shese mend me nje vije uji me merementimin e ca klasave dhe me shtrimin e nje rruge fshati. Por cfare mund te beje tjeter Saliu kur ekonomine e ka rrenuar kur ne vend jane 1 milione te papune kur shkollat e spitalet i ka lene ne dite hallit kur parate e pasurite e shqiptareve i ka vjedhur e grabitur per te mbushur xhepat e familjes dhe oborrin.
Shamku gjithashtu shprehu shqetesimin se nxenesit dhe arsimtaret e Petreles jane urdherohen te dalin ne mitingjet e pushtetit edhe pse ne nje dite pushimi. Merreni me mend o qytetare se ctorture eshte te degjosh Sali Berishen ne pike te diellit kur mund te rrije prane familjes duke shijuar diten e pushimit. Sali Berisha e ka te qarte qe ne 8 maj qytetaret shqiptare do ti japin atij nje pergjigje te qarte kurre me me nje pushtet si ky E vetmja rruge eshte Partia Socialiste perfundoi Shamku.