Situata parazgjedhore Kantrimen ne Tirane takon Berishen e Ramen

Zv.ndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit per Europen dhe Azine Tomas Kantrimen ka mberritur sot ne Tirane dhe ka zhvilluar nje takim me kryeministrin Berisha ne Kryeministri. Takimi perfundoi rreth ores 1430 dhe Kantrimen u drejtua per ne seline roze ku do te pritet nga lideri i opozites Edi Rama.
Zv.ndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit per Europen dhe Azine Tomas Kantrimen do te zhvilloje neser nje vizite zyrtare ne Tirane ku pritet te takohet me kreret me te larte te vendit. Perfaqesuesi i larte i Shteteve te Bashkuara te Amerikes do te pritet neser ne oren 1700 ne nje takim nga zv.kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto. Kjo eshte vizita e dyte e Kantrimen brenda nje kohe te shkurter.
Ne viziten e tij me 9 shkurt 2011 ne Tirane Kantrimen iu beri thirrje partive politike te marrin pjese ne zgjedhjet lokale te e 8 majit qe populli te kete te drejte te zgjedhe mes tyre dhe se bojkoti i zgjedhjeve eshte antikushtetues.
I ashper ne qendrimin e tij ndaj qeverise Zv.ndihmes sekretari amerikan i Shtetit per Europen dhe Azine Tomas Kantrimen ka qene edhe per 21 janarin duke i dale ne mbrojtje Prokurorise nga sulmet e mazhorances. Zyrtari i larte u shpreh se organi i akuzes ka mbeshtetjen e SHBA-ve dhe se puna per hetimin e ngjarjeve ne bulevard duhej te behej pa presione politike.