Berisha:Pasuritë minerare, pronë publike

Kreu i qeverisë Sali Berisha ka foluar me tone të ashpra në mbledhjen e qeverisë për mënyrën se si shrytëzohen mineralet. Ai theksoi se pasuritë minerare janë pronë publike. "Nëntoka është e shtetit, e publikut. Ke tënden themelin e shtëpisë, poshtë themelit është e Zotit dhe e shtetit. Deri në themel është e jotja. çdo gjë që preket deri në themel do paguhet", theksoi ai. Berisha kërkoi që të zbatohen rregullat e shpronësimit.
Ndër të tjera, Berisha pohoi se ekonomia shqiptare këto 3 muaj në disa aspekte ka perfomancë të paprecedentë. "Eksportet shqiptare në 3 mujorin e këtij viti kanë pasur rritjen më të madhe të këtij vendi. Kanë patur rritje të paparashikuar krahasur me 3 mujorin e parë të 2009-ës. Eksportet pothuajse janë dyfishuar", theksoi ai.