E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Për 3 javë nis rritja e rrogave

Në korrik rriten rrogat e pensionet. Deklaratën e ka bërë Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së i cili u shpreh se në 3 javë premtimi do të bëhet realitet. "Në 1 korrik, 820 mijë familje shqiptare do kenë në fondet e tyre një shtesë të rëndësishme. E kalon 2-7 herë inflacionin që po ulet. Muajin e shkuar infalcioni u ul me 1.2 përqind", tha Berisha.
Sipas tij kjo rritje e rrogave dhe pensioneve i bën shqiptarët të ndihem në europiane. Kryeministri tha se rritja e rrogave e pensioneve është e mundur nga performanca ekonomike e rezultat i reformave.
Duke pohuar se rritja e këtij viti do jetë më e madhe se vjet, Berisha tha ata që menduan se rritja e vjetshme ishte elektorale do dëshpërohen.
Kryeministri Berisha premtoi se rrogat e ulëta do njohin rritje të ndjeshme ndërsa rroga mesatare arrin në 500 dollarë.
Sipas tij shumë shpejt do të publikohet një raport ndërkombëtar që e bën Shqipërinë si referencë për zhvillimin e qendrueshëm të saj.

Në mbledhje kryeministri sulmoi opozitën duke thënë se ndjen keqardhje që flet vetëm për borxhe. "Flasin e hungërinë nga mëngjesi në darkë për borxhin. U them qytetarëve se kjo qeveri e gjeti borxhin 72% të prodhimit të brendshëm dhe sot është 59%. Ne strukturën e tij është një nga borxhet më të mira që mund të ekzistojë. 60% e këtij borxhi është në lekë ndërsa pjesa tjetër është në kredi të buta", saktësoi kryeministri.
Berisha tha se Rama duhet të lexojë pak më shumë, të thellohet për borxhin e strukturën e tij.
Kryeministri shtoi gjithashtu se bashkia po i merr më shumë takse bizneseve për tabelat.
"Nuk u merret më shumë taksë bizneseve se nga sa është përcaktuar. çdo gjë e marrë mbi ligjin duhet t'u kthehet atyre që kanë paguar ", shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›