Mclluham: Britania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE
Britania e Madhe mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, por i kujton klasës politike se reformat duhen realizuar për hir të qytetarëve jo sepse të huajt ua imponojnë.
Kështu ka përkufizuar procesin e integrimit ambasadorja britanike Fiona Mclluham gjatë një ekspozitë fotografike ku ishin përfshirë mendimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në BE.
Sipas ambasadores britanike, BE-ja nuk është vetëm një vizë apo një shqetësim politik por është një sistem vlerash.
Kjo deklaratë e ambasadores vjen pikërisht në një moment kur procesi i integrimit dhe në mënyrë specifike marrja e statusit të vendit kandidat po dëmtohet për shkak të situatës politike në vend.