E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:Përgatitje për fushatën. Imuniteti, brenda shtatorit

Kryeministri Berisha i është referuar sot fushatës elektorale të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke theksuar se Partia Demokratike po përgatitet energjikisht për fushatën e 2013-ës.

Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha theksoi se ky mandat është mandati i transformimit dhe shëmbëllen si një pemë që do japë frutat e saj.
 

“Përshëndes ju dhe të gjithë zgjedhësit tuaj dhe të shpreh bindjen se energjitë e ripërtërira të kësaj vere do të jenë energji të fuqishme të fushatës së ardhshme elektorale. Energji me të cilat ne do të zhvillojmë më të bukurën, më të gjerën e të gjitha fushatave të zhvilluar deri më sot. Asgjë nuk i shëmbëllen më shumë këtij mandati sesa një pemë që i jep frutat e saj. Në të gjitha zonat tuaja elektorale kudo që ju shkoni gjeni projekte të realizuara” iu drejtuar Berisha deputetëve.

Gjithashtu kryeministri Berisha duke iu referuar deklaratave të opozitës se do të votojnë heqjen e imunitetit kërkoi përshpejtimin e procedurave që ky ligj të hyjë për tu votuar në Parlament gjatë muajit shtator.

"Unë e mirëpres këtë vendim të PS-së dhe ajo që do të ftoja është që të fillojnë dëgjimet. Ne i kemi shprehur qëndrimet tona dhe ato janë të qartë por meqë shtatori është një muaj, dhe është një afat kritik për vlerësim e arritjes së Shqipërisë unë do t`ju lutesha që të bëjmë gjithçka për të afruar datën e votimit në parlament të ndryshimit të heqjes së imunitetit dhe ligjet që janë propozuar nga PS-ja. Në rast do të mund që kjo proces të kompletojë brenda afatit kohor ky do të ishte lajmi më i mirë që ne mund tu dërgonin partnerëve ndërkombëtarë" theksoi Berisha.
 

Sipas tij, nisma e mazhorancës për heqjen e imunitetit nuk ka për qëllim krijimin e kapitalit politik por është një akt për të gjithë qytetarët.
"Nisma e heqjes së imunitetit s`ka të bëjë aspak me përpjekjen tonë për të krijuar kapital politik. Ky është një akt që i intereson të gjithë shqiptarëve dhe në asnjë rrethanë ne s`kemi kushtëzuar heqjen e tij me rrugën e heqjes së tij. Nëse ne iu drejtua sovranit kjo erdhi pasi më datën 6 gusht, PS-ja nuk pranoi ta votojë. Por Rama dhe përfaqësues të tjerë shprehën publikisht se ata do të votojnë për heqjen e imunitetit pavarëisht nga qëndrimi i mazhorancës për propozimet e PS-së për ndryshimet ksuhtatuese” tha Berisha.

vijon...

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›