Ligji për Gjykatën e Lartë, komisioni shtyn shqyrtimin

Kushtëzimi i ligjit për funksionimin e Gjykatës së Lartë me përfundimin e shqyrtimit të paketës për ndryshimet kushtetuese nga PS-ja, bëri që komisioni i ligjeve ti drejtohet konferencës së kryetarëve për heqjen nga kalendari të këtij ligji. Gjatë diskutimit të tij në komision nënkryetari Fatmir Xhafaj ka kërkuar kohë për diskutimin e këtij ligji, deri në shqyrtimin e nismës së PS për ndryshimet kushteteuse.
"Nuk mund ta bëjë këtë debat pa përfunduar procesi i ndryshimeve kushtetuese. Nisma jonë ka lidhje me amendamentet e imunitetit dhe emërimet e gjyqtarëve. Ne nuk kemi bërë diskutim në parim për ligjin. Gjykata e Lartë mbetet thelbësore dhe reformimi i saj është i mirëpritur dhe gjithashtu edhe inisiativa e mirë" tha Xhafaj.
Në këto kushte kreu i komisisonit Ilir Rusmajli tha se reformën në drjetësi opozita po e lidh me qëndrimin e byrosë së PS-së, për këtë do të jetë konferenca e kryetarëve ajo që do të përcaktojë axhendën e punës së Kuvendit.
"Deputetët e PS-së kërkuan të bllokohet shqyrtimi i ligjit për Gjykatën e Lartë. Opozita do të bllokojë Gjykatën e Lartë, heqjen e imunitetit dhe Kushtetutën. Qëndrimi i PS-së, pasi opozita po kërkon heqjen nga kalendari të ligjit për Gjykatën e Lartë" tha Rusmajli.
Ndërsa ishte i pranishëm në komision ministri i drejtësisë Eduart Halimi tha se ligji ka rëndësi të veçantë për procesin integrues, ndërsa po bllokohet në mënyrë demagogjike. Ndërsa e ka cilësuar ligjin si kyç për integrimin e vendit, Halimi theksoi se se miratimi i tij duhet bëhet brenda muajit shtator. Ai u kërkoi deputetëve të mazhorancës t`i drejtohen Konferencës së Kryetarëve, për t`i dhënë një zgjidhje këtij ngërçi