Berisha:Punësimi i të rinjve mbetet prioritet
Kryeministri Berisha ka deklaruar sërish se prioritet i qeverisë mbetet punësimi i të rinjve.
Në një takim me me sipërmarrës të rinj të Tiranës, kryeministri Berisha premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka për mbështetjen e të rinjve ndërsa vlerësoi edhe punën e bashkisë së Tiranës në këtë drejtim.
Unë përgëzoj Bashkinë e Tiranës për mbështetjen që tregon në shndërrimin në realitet të programit të saj. Punësimi është çështje më kryesore e qeverisë qendrore dhe vendore. Sigurisht qeveria vendore në territorin e qytetit të Tiranës, akti i parë që bëri zhduku 60-70 tarifa që i rëndonin si shpatë biznesmenit, the Berisha.
Ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha theksoi se kjo është një iniciativë e përbashkët e Bashkisë me Bankën Botërore duke zhvilluar si fillim një konkurs ku studentët do të paraqesin projektet, dhe më pas do bëhet përzgjedhja.
Kjo është iniciativë e përbashkët me iniciativën e Tiranëss dhe Bankës Botërore, në një konkurs ku janë përfshirë studentë. Na vjen mirë që të rinjtë janë kaq të përfshirë në këtë projekt. Duhet të vijnë propozime të detajuara nga të rinjtë ndërsa ne si Bashki jemi të kënaqur që me anë të vullnetit politik, të mos e trajtojmë bashkinë si komunale, por të japim një impuls të ri, në punësimin e të rinjve tha Basha.
kryebashkiaku Basha theksoi se projekti e ka zanafillën gjatë fushatës elektorale për pushtetin vendor, në vitin 2011. Ne për herë të parë vumë në zbatim një skemë, që përdoret për herë të parë nga institucionet publike të pushtetit vendor, si Bashkia e Tiranës. E theksoj këtë, në radhë të parë për të shprehur kënaqësinë që ky premtim të bëhet realitet dhe po bëhet realitet në vitin e dytë në këtë bashki shtoi Basha.