E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon Zanierin: Zgjedhjet, provë për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar sot në Vjenë me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së Lamberto Zanier me të cilin ka zhvilluar një drekë pune.

Takimi është bërë publik nga vetë kryesocialisti Rama në rrjetin social Twitter ku thekson se në fokus të takimit kanë qënë zgjedhjet e 23 qershorit dhe kriza në KQZ pas dorëheqjes së tre anëtarëve të saj..

Drekë pune në Vienë me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE Lamberto Zannier. Zgjedhjet si provë për Shqipërinë dhe kriza e KQZ objekt i bisedës së frytshme shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›