E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Të riorganizohet këshilli kombëtar për PAK-un

Qeveria mbështet personat me aftësi të kufizuar dhe është e gatshme të firmosë çdo konvent e cila do ta bënte kuadrin ligjor më solid.
 

Kështu është shprehur kryeministri Berisha në tryezën e organizuar nga OSBE për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.
 

“Unë garantoj që ata kanë qënë dhe janë në vëmendje të plotë të autoriteve shqiptare. Qeveria është përpjekur dhe ka rritur ndjeshëm mbështetjen ndaj tyre ndërsa ka rritur fondet në buxhetin e shtetit me 6.6 përqind” theksoi Berisha.
 

Ai gjithashtu theksoi se Këshilli kombëtar për personat me aftësi të kufizuar ka nevojë për riorganizim duke u shndërruar në një institucion të rëndësishëm.

“Këshilli kombëtar i personave me aftësi të kufizuar duhet të ketë një rol qëndror që jo vetëm të monitorojë dhe mbikqyr fondet por duhet të jetë avokati kryesor i zbatimit të legjislaciont dhe strategjisë për personat me aftësi të kufizuar” theksoi më tej Berisha.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›