Infermierja: Sa bukur ishte që të rrije me Gadafin!
Jo të gjithë mendojnë se diktatori i Libisë, Muamar Gadafi, është një person negativ. Femrat sidomos, mendojnë se ai është një zotëri burrë. Një prej tyre që mendojnë në këtë mënyrë është edhe ish-infermierja e tij ruse, Oksana Balinskaya, e cila shprehet se ishte shumë bukur që të qendrojë me babin. Kështu në fakt e thërrisnin Gadafin femrat që i shërbenin diktatorit. Sipas saj, Gadafi ishte shumë zemërgjer me femrat që i qëndronin pranë: apartamente, shopping, orë ari, këto ishin disa nga dhuratat e tij të preferuara që u bënte femrat.