E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berishaj, këngë me The Game

Këngëtari Kristian Berishaj, i njohur me emrin e skenës JMSN, ka bashkëpunuar me reperin e famshëm amerikan The Game dhe J.Cole. Ai performon në këngën me titull  "Pray", e cila gjendet në albumin e fundit të The Game, titulluar "Jesus Piece".

Berishaj zhvillon karrierën e tij në Detrotit, Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si këngëtar, shkrues tekstesh, multi-instrumentist, producent dhe dizajner.   Albumi i tij debutues "Priscilla" është publikuar në fillim të këtij viti. Ai është producent i albumit dhe njëkohësisht regjisor i videove që kanë përcjellur publikimin e "Priscilla''. Në kuadër të promovimit të albumit, ai sot ka performuar në Los Angelos, në ngjarjen "Troubadour". /Rozafa Kelmendi/ Indeksonline/    

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›