Berishes dhe Rames, ultimatum dyjavor

Nje grup ekspertesh te Komisionit dhe Parlamentit Europian pritet te mberrijne ne Tirane qe javen e ardhshme, per te nisur punen e elaborimit te draftit, qe pritet te vendoset ne tryeze per firmen e Kryeministrit dhe liderit te opozites.
Asnje date nuk eshte bere publike per takimin e dyte apo vendin se ku do te zhvillohet, por mesohet se gjate darkes se Strasburgut ku kane marre pjese kreret e dy grupeve te medha te Parlamentit Europian dhe komisioneri Stefan Fule, eshte dhene nje kohe limit sipas se ciles duhet te perfundoje kriza shqiptare, ne menyre qe te mbyllen procedurat per vizat dhe statusin e vendit kandidat.
Ky afat ka qene ultimativ, por ne asnje menyre dyjaveshi mund te cilesohet si “liridalje” per kreret e politikes shqiptare.
Nga takimi qe ka zgjatur deri dje ne oret e mengjesit, qe eshte drejtuar nga treshja Daul, Schultz dhe Fule, eshte shperndare nje “axhende jo e shkruar” pune per mazhorancen dhe opoziten ne vend per te mbyllur çeshtjen e shtruar ne tryeze.
Periudha dy deri ne tri jave eshte vendosur ne fund te darkes ne restorantin e falshem te Strasburgut, ngaqe paraprakisht ishte vendosur se do te kishte takime edhe dje.