Reduktimi i KFOR-it, sipas situatës në terren

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se vendimi i Aleancës Veri-atlantike në reduktimin e trupave të KFOR-it në Kosovë do të merret duke u bazuar në situatën dhe analizën në terren.
Pas një takimi që zhvilloi në Prishtinë me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler, Rasmussen e arsyetoi reduktimin e trupave të KFOR-it me ngritjen e stabilitetit dhe të sigurisë në Kosovë.
Sipas tij, hapi i parë i suksesshëm në zvogëlimin e pranisë së trupave të KFOR-it është marrë në reduktimin e tyre në 10 mijë. Ndërkohë hapi tjetër, do të merret vetëm duke u bazuar në analizat e shumta që do të zhvillohen në terren, për të parë nëse situata e sigurisë e lejon një gjë të tillë.
“Kurdo që kushtet do të lejojnë, qëllimi ynë është që të zvogëlojmë praninë e trupave të terren. Ne e kemi ndërmarrë hapin e parë këtë vit, kemi zvogëluar nivelin e trupave diku në 10 mijë sosh. Kurse në të ardhmen, do të ketë diku 5 700 trupa. Mirëpo ende nuk e kemi vendosur për këtë, dhe mund të ju siguroj që nuk do të marrim hapa të tillë, derisa të ndihemi të sigurt që situata e sigurisë na e lejon këtë. Pra çfarëdo vendimi do të jetë i bazuar në analiza të thukëta si politike, ashtu edhe ushtarake”, ka thënë Rasmussen, për gazetarët.
Sikur raporton KosovaPress, shefi i NATO-s ka folur edhe për hapin e tretë që Aleanca do të ndërmarrë në reduktimin e trupave të KFOR-it në terren, hap ky i cili parasheh zvogëlimin e tyre në 2000 sish.
“Më duhet të them se edhe kur KFOR-i ta përfundojë misionin e vet, prapë se prapë do të kemi në terren më shumë se 2000 trupa, por edhe më shumë, nëse ka nevojë. Do të qëndrojmë këtu, sa të jetë e nevojshme për të kryer punën”, ka thënë ai.
Rasmussen mbështet hetimet e EULEX-it
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, sot gjatë vizitës në Kosovë, ka mbështetur veprimet e fundit të misionit EULEX, duke thënë se hetimet duhet të ndodhin, në mënyrë që njerëzit të cilët e thyejnë ligjin të sillen para drejtësisë.
“Unë mendoj që hetimet duhet të ndodhin...Duhet të bëjmë gjithçka që të sigurohemi që aktivitetet në Kosovë janë të mbështetura në sundim të ligjit, që njerëzit të cilët e thyejnë ligjin duhet të sillen para drejtësisë. Në fund të fundit, njerëzit e Kosovës do të pranojnë këtë. Kjo është e ardhmja e Kosovës”, Rasmussen.
Ndërsa, gjenerali Markus Bentler vlerësoi se KFOR-i gjatë 11 vjetëve të qëndrimit në Kosovë ka shënuar përparim në sigurimin e një situate stabile për të gjitha komunitetet, pavarësisht faktit që sipas tij ekzistojnë disa njerëz të cilët mundohen të destabilizojnë situatën.
Ai ka shfaqur bindjen e tij se shumica e qytetarëve të Kosovës e mbështesin procesin e fillimit të hetimeve të EULEX-it ndaj disa zyrtarëve të lartë politikë në Kosovë, por ka shtuar se KFOR-i është përgjegjës vetëm për situatën e sigurisë dhe jo për çështje gjyqësore.
“Natyrisht, ne bashkëpunojmë me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës, por kjo është punë e policisë dhe e gjyqësisë. Kemi pasur kërkesë për përkrahje dhe ndihmë, por kjo është çështje dhe procedurë e rregullt ligjore dhe për ne ky nuk është ndonjë rrezik apo diçka tjetër. Le t’u lejojmë që këto organizata të merren me këtë çështje, është punë e EULEX-it dhe punë e prokurorisë dhe nuk është në mandatin e KFOR- it që të përfshihet në këtë”, ka thënë gjenerali Bentler.