Berishës i ikën një parti nga koalicioni, “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian” njofton tërheqjen nga “Shqipëria Madhështore”

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) ka njoftuar tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike, Aleanca për Shipërinë Madhështore”, për zgjedhjet per Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.
“Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025. Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion”, thuhet në kërkesën drejtuar kreut të KQz, Ilirian Celibashi.
Kërkesa mban firmën e kryetarit të partisë, Vasil Sterjovski.

Koalicioni opozitar i prezantuar nga Berisha më 10 mar përbëhet nga 26 parti opozitare. Me tërheqjen e “AMIE”, tashmë në koalicion do të jenë 25 parti.
Partitë përbërëse të koalicionit janë:
- Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari, Prof. Dr. Sali Berisha.
- Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj.
- Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.
- Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.
- Partia Bashkim për të Drejtat e Njeiut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.
- Patia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.
- Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.
- Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.
- Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj.
- Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.
- Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi.
- Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka.
- Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani.
- Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.
- Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.
- Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.
- Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia.
- Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu.
- Partia Bashkimi Liberald Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.
- Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.
- Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.
- Partia Bashkimi Popullor I Pensionistëve Shqiptar përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.
- Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.
- Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda.
- Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi.
/vizionplus.tv