E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlini forcon investimet në siguri / Mministri gjerman i Mbrojtjes paralajmëron: Rusia po armatoset për konflikte të ardhshme.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi para Bundestagut se Rusia po prodhon më shumë armë sesa i nevojiten për luftën kundër Ukrainës, duke e interpretuar këtë si një strategji për përgatitje ndaj konflikteve të ardhshme.

“Moska po përdor një pjesë të madhe të buxhetit të saj për të rimbushur rezervat e saj për konflikte të ardhshme dhe jo për të vendosur armë në frontin ukrainas,” u shpreh Pistorius, duke shtuar se nga 150 raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi që Rusia mund të prodhojë çdo muaj, vetëm rreth 80 janë të vendosura në Ukrainë, ndërsa pjesa tjetër po ruhet për përdorim në situata të tjera.

Pistorius paralajmëroi se Gjermania është “fjalë për fjalë në shënjestrën e Moskës”, duke përmendur incidente të tilla si dronët e ngarkuar me eksplozivë në Leipzig, avionët luftarakë rusë në hapësirën ajrore estoneze dhe dronët mbi territoret e NATO-s.

 “Rusia po përpiqet të spiunojë, ndikojë, frikësojë dhe destabilizojë shoqëritë tona,” tha ai.

Në këtë kontekst, ministri gjerman theksoi se rritja e ndjeshme e shpenzimeve të mbrojtjes nga qeveria e tij është një “angazhim ndaj sigurisë”.

Ai njoftoi se buxheti i mbrojtjes për vitin e ardhshëm do të arrijë në 140 miliardë euro, duke e cilësuar këtë si një shumë të madhe parash, por të domosdoshme për të garantuar paqen dhe lirinë e vendit.

Siguria është themeli i paqes, tha Pistorius, ndaj tha ai, “Brezave të ardhshme u detyrohen financa të shëndosha publike, por mbi të gjitha një vend që mund të mbrojë lirinë dhe paqen e tij, shtoi ai, duke paralajmëruar se Gjermania është “fjalë për fjalë në shënjestrën e Moskës“.

“Incidente të tilla si sulmi i parandaluar që përfshinte dronë të ngarkuar me eksplozivë në Leipzig, avionë luftarakë rusë të armatosur në hapësirën ajrore estoneze dhe dronë mbi territoret e NATO-s e bëjnë këtë të qartë. Rusia po përpiqet të spiunojë, ndikojë, frikësojë dhe destabilizojë shoqëritë tona dhe, mbi të gjitha, të shqetësojë njerëzit”, pohoi Pistorius.

Rusia shpenzon gjysmën e buxhetit të saj të përgjithshëm për shpenzime ushtarake.

Ushtria ruse do të zgjerohet në 1.5 milion ushtarë dhe ka rekrutuar pak më pak se 30,000 ushtarë të huaj nga Koreja e Veriut dhe vende të tjera anembanë globit. Moska po përdor një pjesë të madhe të buxhetit të saj – dhe ne nuk duhet ta harrojmë këtë – për të rimbushur rezervat e saj për konflikte të ardhshme, jo për t’i dërguar ato në vijën e frontit në Ukrainë”, shtoi Pistorius.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›