E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi: Forma e Ronaldinhos, meritë e imja


Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ndjehet krenar kur merr përgjegjësinë për rigjallërimin e Ronaldinhos këtë sezon.
Berlusconi ishte i lumtur me fitoren 3-0 të Milanit ndaj Sampdorias, në të cilën dy ishin asistime të Ronaldinhos.

"E shihni, kam pasur të drejtë për Ronaldinhon", ka thënë Berlusconi.

"Ai është një lojtar i rilindur, por krahas tij po ashtu po shoh një Clarence Seedorf të jashtëzakonshëm dhe një Alexandre Pato tepër të veçantë. Edhe të tjerët sigurisht që garantojnë standardin e lartë të Milanit", ka shtuar Berlusconi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›